Mbështetja amerikane ndaj presidentes kosovare, Atifete Jahjaga nuk ka munguar qe nga zgjedhja e saj në krye te shtetit. Dhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duket se është është bërë edhe më e fortë.

SHBA-të kërkojnë respektimin e punës së saj dhe vazhdimin e punës në krye të shtetit. Këtë e bëri të qartë ndihmëssekretari amerikan për çështjet Evropiane, Filip Gordon.

Ai tha në Prishtinë se, vendimi i kushtetueses duhet të respektohet duke theksuar se, përgjatë 9 muajve përfaqësimi i Jahjages ishte me pozitivi që ka pasur Kosova.

“Vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet. Ne vlerësojmë punën që ka bërë presidentja, sidomos në aspektin e sundimit të ligjit. Po flas në emër të sekretares Clinton dhe Presidentit Obama. Presidentja Atifete Jahjaga ka qenë imazh shumë pozitiv për Kosovën në këto 15 muaj e fundit, si në vend ashtu edhe jashtë. Ne jemi të përkushtuar dhe do të punojmë me te deri në fund të mandatit”, tha Philip H. Gordon, Zëvendës/Sekretar i Shtetit për Europën.

Teksa gjatë ditës së hënë qindra serbë protestuan në veri të Mitrovicës kundër hapjes së zyrës Administrative atje dhe funksionalizimit të institucioneve në këtë pjesë, Gordon përgëzoi Prishtinën zyrtare dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve në funksionalizimin e zyrës në shërbim të gjithë qytetarëve.

“Zyra Civile atje është në të mirë të qytetarëve të atjeshëm të cilëve do t’u shërbejë të jenë më afër institucioneve të Kosovës. Ne po ashtu mbështesim plotësisht aspiratat e Kosovës për integrimin e Bashkimin Evropian, e po ashtu edhe të Serbisë. Në emër të presidentit Obama dhe sekretares Klinton i kam uruar presidenten dhe popullin e Kosovës për përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare”, tha Philip H. Gordon, Zëvendës/Sekretar i Shtetit për Europën.

“Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje, po ashtu edhe me Serbinë, por duke pranuar edhe realitetet e krijuara. I kemi dhënë mbështetje dialogut që është zhvilluar në Bruksel i cili ka pasur si qëllim lehtësimin e jetës së qytetareve të dyja shteteve. Ne si institucione të shtetit të Kosovës duam që të ketë edhe zbatim të gjitha marrëveshjeve të arritura në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, deklaroi Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës.

Presidentja Jahjaga si edhe ndihmës-sekretari amerikan për çështjet Evropiane, Philip Gordon kanë dënuar vrasjen e çiftit serb në Talinoc, të Ferizajt dhe kanë inkurajuar të gjithë të zhvendosurit që të kthehen dhe jetojnë nëpër shtëpitë e tyre.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA