Në Hagë rinisi gjyqi ndaj ish-kreun e ushtrisë së serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç ndaj të cilit rëndojnë një sërë akuzash, që nga krime kundër njerëzimit e deri tek krime lufte dhe genocid.

Seanca e së hënës nisi me dëshminë e një të mbijetuari. Dëshmitari Elvedin Pasiç shpërtheu në lot teksa ishte duke treguar momentet e një masakre të vitit 1992 në fshatin Grabovicë.

Ndaj Mlladiç rëndojnë 11 akuza në total. Vete ish-kreu i milicisë serbe të Bosnjes hedh poshtë akuzat dhe deklarohet i pafajshëm. Akuzat ndaj tij lidhen të gjitha me luftën e Bonjes, 1992-1995. Për më shumë se 16 vjet, ai mundi t’i shmanget drejtësisë.

Gjyqi ndaj Mlladiç, u pezullua në muajin maj për shkak të disa “parregullsive” të akuzave dhe provave të grumbulluara nga hetuesit ndërkombëtarë.

Top Channel