Përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar 144 viktima në Krasnodar të Rusisë. Përmbytjet nisën natën e së shtunës dhe janë më të këqiat në këtë rajon.
Presidenti rus Vladimir Putin ka shkuar në zonën e prekur dhe ka pasur bisedime me zyrtarët e emergjencës në qytetin e Krymsk, qytet me 57 mijë banorë që po kalon momentet më të vështira.
Televizioni rus ka transmetuar pamje të mijëra shtëpive të zhytura thuajse plotësisht në ujë dhe zyrtarët e policisë bëjnë të ditur se shumica e viktimave janë persona të moshuar që kanë qenë në gjumë kur uji është futur në shtëpitë e tyre.
Dhjetëra persona raportohen të humbur dhe pritet që bilanci i viktimave të shtohet më tej. Skudra emergjence janë dërguar nga Moska me helikopterë dhe avionë.
Guvernatori i rajonit, Alexander Ktachev, është shprehur për agjensinë ruse të lajmeve Itar-Tass: “Askush nuk mban mend përmbytje të tilla më parë. Është e paimagjinueshme ajo që po ndodh.”
Top Channel