
Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur të enjten në aksin rrugor Pejë –
Rugovë. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në automjetin e
tij.
Hetuesit kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit. Sipas hetimeve paraprake viktima është shtetasi i Kosovës, 31-vjecari Gazmend Beqiri banues në Pejë. Ai po levizte me automjetin e tij Xhip ngjyrë kafe në drejtim të Rugovës, kur i kanë zënë pusi dhe e kanë qëlluar me armë automatike.
Hetuesit kanë mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes të cilat do t’i ekzaminojnë dhe hetimet janë shtrirë në disa pista. Me vendim të Prokurorit te Qarkut-Pejë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Top Channel