Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci kërkoi kontributin e Kuvendit të Kosovës për të gjetur bazën ligjore që do sigurojë funksionimin e EULEX-it pas heqjes së mbikqyrjes.
Bashkimi Europian ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që mandati i EULEX-it të rregullohet në Kushtetutë. Por një gjë e tillë parimisht sipas anëtares së komisionit për ndryshimin e kushtetutes është pamundur sepse EULEX është neutral ndaj statusit, përvecse nëse gjenden modalitete të tjera.
Osmani shpalos raportimin e ish zëvendëskryeministrit Hajredin Kuci në Komisionin për Integrime Europiane sa i përket mandatit të ri të EULEX-it në Kosovë. Kuci sipas osmanit nuk e ka përmendur futjen e EULEX-it në Kushtetutë.
Si anëtare e komisionit për ndryshimin e kushtetutes dhe heqjen e kompetencave të Zyrës civile ndërkombëtare Osmani tregoi se mandati i personelit të huaj në disa institucione nuk përfundon bashkë me mbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.
Edhe deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti ka përshëndetur atë që ka ndodhur më 2 korrik rreth Kosovës, duke thënë se këtë përshendetje e bënë jo për të bërë propagandë, jo për të bërë festë, por për të theksuar rezultatet dhe të dhënat.
Top Channel