Prokuroria e Kosovës, në bashkëpunim me atë të EULEX-it, ka ngritur akuzë për korrupsion ndaj zv.ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi dhe 10 zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri.

Sipas mediave kosovare, Bukoshi dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohen se kanë abuzuar me një shumë prej të paktën 4 milionë eurosh.

Ndërkohë, në dosjen e prokurorisë ka përfunduar edhe një zyrtar i Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik, i përfshirë në të njëjtën aferë.

Zëdhënësja e misionit EULEX, Bardha Azari ka deklaruar për Radio Kosovën se ndaj Bukoshit dhe zyrtarëve të tjerë janë ngritur të paktën 11 akuza, mes të cilave spikat ajo për “shpërdorim detyre me kontrata milionere”.

Mediat kosovare komentojnë gjithashtu se Bukoshi është aktualisht zyrtari më i lartë i qeverisë së Kosovës që po përballet me drejtësinë për korrupsion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA