Policia kineze ka shkatërruar dy banda që trafikonin fëmijë. Autoritetet kanë arrestuar 802 të dyshuar në të gjithë vendin, sipas Ministrisë së Mbrojtjes kineze.
Gjithashtu janë liruar 181 fëmijë të cilët ishin rrëmbyer për tu shitur më pas për adoptim, apo si shërbyes shtëpie.
Trafikimi i fëmijëve është një problem shumë serioz në Kinë dhe kritikët fajësojnë për këtë rregullin e “vetëm një fëmije” që ndjek qeveria kineze dhe mangësitë në ligjet e adoptimit.
Në operacionin më të fundit fëmijët u liruan në 15 rajone të ndryshme duke përfshirë Hebei, Shandong, Henan, Sichuan dhe Yunnan.
Hetimet që çuan në arrestimet e shumta kanë nisur në dhjetor të vitit 2011 kur 4 të dyshuar u kapën në Henan duke u përpjekur të shisnin 4 fëmijë.
Trafikimi në Kinë është lehtësuar edhe nga liria e madhe e lëvizjes pas reformave ekonomike që ka ndërmarrë qeveria.
Top Channel