Temperatura rekord kanë përfshire rajone të tëra të Shteteve të
Bashkuara, ku vala e të nxehtit përvëlues po përshkruhet si e
parakohshme.
Çikago regjistroi te enjten 39,4 grade celsius, e po kaq, ne mos me shume, pritet te shenoje termometri edhe gjate dites se sotme. Me vendin e mberthyer ne daren e te nxehtit, njerezit po perpiqen te gjejne zgjidhje me se shumti tek uji, duke pushtuar pishinat, shatervanet e liqenet.
Qindra mijera vete kane mbetur pa energji elektrike pas stuhive te fuqishme te javes se kaluar, e ne kushtet e temperaturave perveluese ne shume pjese te vendit, kjo konsiderohet deri diku e rrezikshme.
6 dite nga sistemi i stuhive ne lindje te Shteteve te Bashkuara, Virxhinia perendimore ende po ben llogarite me pasojat ndersa gati nje e treta e perdoruesve te energjise elektrike perballen me black-out-e.
Qe nga Ohio e deri ne virxhnia jane aktualisht pa energji 570.000 shtepi dhe biznese. Ne mesin e te nxehtit pervelues, njerezit atje kane mbetur pa ajer te kondicionuar dhe situata mund te vazhdoje keshtu edhe per disa dite te tjera. Stacione ftohese jane ngritur ne mjaft zona per t’i ndihmuar banoret te perballojne me mire vapen. Te nxehtin e ndjeu edhe presidenti Obama gjate fushates ne ohio, ku eshte pare te mbulohet vazhdimisht nga djersa. Sipas meterologeve, temperaturat mund te vazhdojne te mbeten ne keto nivele edhe nga fillimi i javes se ardhshme, e pastaj pritet nje ulje e lehte.
Top Channel