I mandatuari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç, në përpjekje për të treguar gatishmërinë e Serbisë për një fqinjësi të mirë, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e ri të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Lajmin e bën të ditur “RTK” që i referohet një komunikate për shtyp të zyrës së Daçiç, sipas të cilës kryeministri i ardhshëm i Serbisë ka shprehur gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Është një angazhim i përbashkët që të çohen përpara marrëdhëniet tona, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Daçiç gjatë bisedës, njofton komunikata.
Detaje të tjera mbi bisedën e zhvilluar nuk jepen, përveç faktit se më herët Daçiç ka zhvilluar biseda telefonike me krerët e shteteve të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjes.
Gjithashtu, Daçiç dhe Nishani kanë pasur mundësi të njihen që kur drejtonin Ministritë e Brendshme të vendeve përkatëse.
Top Channel