Dy ish-udhëheqës gjatë sundimit ushtarak në Argjentinë janë shpallur fajtorë për mbikëqyrjen dhe vjedhjen në mënyrë sistematike së foshnjave të të burgosurve politikë në atë kohë.
Një gjykatë në Buenos Aires ka dënuar Jorge Videla me 50 vjet burg dhe Reynaldo Bignone me 15 vjet.
Ata janë aktualisht duke vuajtur dënimet afatgjata me burgim, për krime të kryera nën sundimin ushtarak, midis viteve 1976 dhe 1983.
Mendohet se së paku 400 foshnja janë marrë nga prindërit e tyre, ndërsa ata mbaheshin në qendrat e paraburgimit.
Verdikti është pika kulmore e gjyqit që filloi në shkurt të vitit 2011.
Në total, 11 persona, shumica prej tyre ish-ushtarakë dhe zyrtarë të policisë, janë përballur me akuzat.
Nëntë vetë, duke përfshirë Videlan dhe Bignonen, janë dënuar në çështjen e vjedhjes së 34 foshnjave, ndërsa dy të tjerë u shpallën të pafajshëm.
Videla mori dënimin maksimal prej 50 viteve heqje lirie, pasi u quajt pëgjegjës për vjedhjen e 20 foshnjave.
Top Channel