
Një luftë e re ka nisur tashmë në mes të opozitës serbe dhe fituesve të zgjedhjeve. Opozita serbe duket se do të ringjallet.
Ish-presidenti, Boris Tadiç, tashmë ka filluar të kritikojë ashpër krijimin e qeverisë duke thënë se formimin e qeverisë janë duke e ndikuar disa njerëz të pasur që plotësojnë kërkesat e partive.Ai ka thënë edhe se kriminelët janë të lumtur por formimin e qeverisë në mes të socialistëve dhe progresistëve, kombinim që është konsideruar mjaft konservativ.
Tadiç ka thënë se njerëzit e krimit duan të arrijnë ato që kanë planifikuar. Nga ana tjetër vet brenda demokratëve mund të vije deri te rrënimi i plotë i Tadiç për shkak se konkurrenca e tij është kryebashkiaku i Beogradit, Dragan Gjillas.
Megjithatë, gazeta beogradase “Press”, këto zhvillime i sheh ndryshe: një kërcënim nga klani i drogës që kreu dy atentate në Beograd. Sipas tyre, hakmarrjet kanë filluar dhe një nga personat e rrezikuar është edhe Tadic.
Top Channel