Në javën e ardhshme, plot dy muaj pas zgjedhjeve, do të formohen organet
udhëheqëse në Kuvendin e Serbisë, përfshirë edhe kryetarin. Kështu ka
deklaruar i mandatuari i qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiç.

Shumë shpejt, premton ai, do të formohet edhe qeveria e përbërë nga koalicioni, që ka mbledhur afër vetes përparimtarin Aleksandër Vuçiç dhe Mlagjan Dinkiçin nga Rajonet e Bashkuara të Serbisë.

Dukej se çdo gjë shkonte pa probleme, sikur të mos ishte ankthi që shkaktoi vizita nga Uashingtoni, ben te ditur Europa e Lire.

Tri ditë para vendimeve thelbësore për të ardhmen e Serbisë, në Beograd erdhi zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton.

“Shumë shpesh ka marrëveshje, por që nuk janë të nënshkruara, apo interpretohen në mënyra të ndryshme. Mes tjerash, është çështja e regjistrimit të tabelave. Nuk dihet a vlen kjo dhe për veriun e Kosovës apo jo. Pastaj është mënyra e përfaqësimit të fusnotës dhe të tjera,” tha Daçiç.

Përveç kësaj, Daçiç siguron se mundësia që të hiqet dorë nga ajo që është rënë dakord më parë, “nuk hapet rastësisht”.

Top Channel