Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin qëndrimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi. Përkundër urimeve për zgjedhjet, SHBA-ja nuk duket shumë e kënaqur me ngjarjet pas tyre.
Ndihmësi i sekretares së shtetit, Filip Gordon do të vizitoj Serbinë për të biseduar me të gjitha partitë politike dhe zyrtarët serbë. Por, para tij, në Serbi do të arrijë zëvendësi i z. Gordon, Filip Riker, i cili do të ketë bisedime paraprake me zyrtarët serb.
Sipas burimeve jozyrtare, këto vizita do të kenë lidhje me formimin e qeverisë dhe me qëndrimet e fundme të kryetarit të socialistëve dhe kandidatit për kryeministër, Ivica Dacic, lidhur me Kosovën dhe kthimin e ushtrisë.
Por, siç thonë burimet, Dacic ka tentuar të krijojë një kontakt javën e kaluar me sekretaren e shtetit, Hillary Clinton, por pa sukses. Dhe, përgjigja ka qenë që së pari duhet të zhvillohen takime me ndihmësit e saj.
Top Channel