
" /> ">
“Shqipëria, vendi i shqiponjave. Shqipëria është një adresë turistike e pa zbuluar, me plazhe të bukura dhe me oferta të mira. Janë mirëpritës, kërkojnë turistë të huaj, por një vend pa përvojë në
turizëm. Për Shqipërinë dhe shqiptarët flitet ndër shekuj të ndryshëm.
Po ashtu edhe për qytetet”.
Disa agjenci turistike, për herë të parë në një numër më të madh kanë filluar të kenë në ofertat e tyre, për të shpëtuar nga vapa edhe Shqipërinë. Kryesisht Durrësi, por edhe Saranda e Vlora janë në ofertat e agjencive serbe. Ato reklamojnë Shqipërinë, duke folur për detajet më të vogla, si për një të panjohur të madhe. Megjithatë, ofertat janë të mira. Një natë në hotelet e Shqipërisë fillon nga 20 deri në 140 euro. Agjencitë turistike dhe faqet që reklamojnë turizmin në gjuhën serbe i kanë bërë megjithatë një reklamë të mirë Shqipërisë.
Një nga agjencitë e krahason Sarandën me Budvën dhe si një konkurrencë mjaft serioze për destinacione të ndryshme.Ndërsa ndër ofertat ka edhe vizita nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, oferta këto të agjencive të Serbisë jugore që kalojnë përmes Kosovës në autostradë dhe kushtojnë më lirë. Serbia dhe Shqipëria, nuk janë të lidhura përmes transportit ajror, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Top Channel