PE rrëzon marrëveshjen ACTA

04/07/2012 00:00

Parlamenti Europian rrëzoi ligjin kundër piraterisë të propozuar nga një grup eurodeputetësh, pjesa më e madhe e të cilëve britanikë, duke e cilësuar atë si një “rrezik për lirinë e përdorimit të internetit”.

Marrëveshja e njohur si ACTA (Anti-Counterfeiting Trade Agreement), apo marrëveshja e tregtisë kundër falsifikimit dhe piraterisë, u rrëzua nga 478 deputëtë, 39 votuan pro saj dhe 165 të tjerë abstenuan.

Më herët, kundërshtarët e ligjit kërkuan që të mos hidhej për votim pasi ACTA ishte në proces hetimi nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për përputhshmërinë me liritë themelore të njeriut.

22 vende të Bashkimit  Europian kanë nënshkruar marrëveshjen ACTA, megjithatë në shumicën e këtyre vendeve, marrëveshja nuk është ratifikuar nga parlamentet përkatëse.

Jashtë Bashkimit Europian, ACTA gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Japonisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut.

Top Channel