Mat, vritet dhe hidhet në lumë e reja

04/07/2012 00:00

Kufoma e një vajze rreth 18-20 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e lumit Mat. Trupi i pajetë i vajzës është zbuluar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

Lajmi bëhët akoma më i rëndë, pasi e reja është gjetur e lidhur me litar, ndërsa i ishte mbyllur goja me një fashë të bardhë.
 
Policia dyshon se vajza e re mund të jetë masakruar dhe më pas trupi i saj i pajetë është hedhur në lumë. Viktima në momentin e masakrimit mund të ketë bërtitur çka e ka detyruar agresorin t’i lidhë gojën.

Edhe pse banorët e zonës e kanë parë në mëngjesin e së martës trupin e pajetë të vajzës së re, nxjerrja e trupi është bërë e mundur vetëm pasdite, në afërsi të Urës me Harqe në Milot. Kufoma e vajzës së re mbetet e paidentifikuar, ndërsa eskpertët pritet të kryejne ekspertizën ligjore mbi trupin e pajetë për të zbardhur nëse vajza është masakruar më parë dhe më pas është hedhur në lumë.

Ndërkaq policia ka nisur verifikimet për të gjitha rastet e denoncimit në polici për rastet që rezultojnë vajza të kësaj moshe të zhdukura në mënyrë që të sqarohen më tej rrethanat dhe shkaqet e vdekjes misterioze të kësaj vajze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA