Një memorandum i nënshkruar ndëmjet Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës synon t’i japë fund shkatërrimit të pyjeve  në Kosovë.  Objektivi kryesor i këtij  memorandumi, njoftohet në një komunikatë të  Ministrisë së Bujqësisë dhe pylltarisë, është komuna e Deçanit, ku llogaritet se dëmet janë më të theksuara se në komunat tjera të vendit.

Ky memorandum ka mundësuar vendosjen e dy pikave në këtë komunë, në të cilat do të jenë prezent për 24 orë pjesëtarët e policisë së bashku me zyrtarët për mbrojtjen e pyjeve detyra kryesore e tyre do të jetë kontrollimi i ngarkesave drusore, që  transportohen në ato rrugë.
 
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përkundër asaj që kompetencat për ruajtjen e pyjeve u janë deleguar komunave të Kosovës, Agjencioni Pyjor i Kosovës ka realizuar gjithsej 372 kontrolle në hapësirat pyjore, ndërsa gjatë kësaj periudhe për shkak të dëmtimit të sipërfaqeve pyjore , ka adresuar gjithsej 102 fletëparaqitje në gjykata.
 
Në Kosovë sipërfaqja e përgjithshme e tokave pyjore është rreth 464.000 hektarë, ku rreth 278.000 hektarë janë pyje publike dhe rreth 186.000 hektarë janë pyje private.

Top Channel