Amerikanët festojnë Pavarësinë

04/07/2012 00:00

Amerikanet festojnë 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë. Nga skajet e largëta të Alaskës deri në bregdetin e Gjirit të Meksikës, dhjetëra miliona amerikanë marrin pjesë sot në parada, piknikë, koncerte apo grumbullime familjare ndërsa në mbrëmje do të shikojnë fishekzjarret.

4 korriku i këtij viti shënon 236-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë nga sundimi britanik, dokument që u hartua nga Tomas Jefersoni dhe që u bë simboli më i rëndësishëm i lirisë për amerikanët.

Të mërkurën, Presidenti Obama u kthye nga vendpushimi Camp David pranë Uashingtonit për të marrë pjesë në një ceremoni ku një numri pjestarësh të forcave të armatosura iu dha shtetësia amerikane.

Presidenti do të japë sonte edhe një pritje për nder të ushtarakëve, ku do të ekzekutojë banda frymore e marinës.
Po në Uashington, mijëra njerëz do të mbushin Parkun Kombëtar për të ndjekur koncertin e madh që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion.

Top Channel