Zvicër, aksidentohen për vdekje 5 alpinistë
03/07/2012 00:00
Pesë alpinistë gjetën vdekjen si pasojë e një incidenti në një nga majat më të lartë të alpeve zvicerane.
Sic njoftojnë autoritetet helvete nga kantonin e Valles, një grup prej 6 alpinistësh kishin ndërmarrë një ekspeditë malore në malin Lagginhorn.
Gjatë zbritjes, dicka nuk shkoi mirë dhe grupi prej gjashtë personash është përfshirë në një rënie të lirë në terrenin e thepisur të malit me lartësi prej 4.010 metrash. Nga incidenti ka mundur të shpëtojë vetëm njëri prej 6 alpinistëve, 5 të tjerët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autoritetet zvicerane i ofruan ndihmën e menjëhershme të mbijetuarit dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Top Channel