
Serbia nuk është befasuar me fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë së
Kosovës.Politikanët serbë e kanë parë këtë lajm si një vazhdim të
njëanshëm të pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka pasur edhe shumë komente
në mediat serbe.
Televizioni i Serbisë ka raportuar se grupi drejtues i vendeve, sipas tij, të cilat kanë njohur pavarësinë e krahinës jugore serbe, ka marrë vendim që t’i jepet fund mbi këqyrjes së pavarësisë.
Ajo që është më e rëndësishmja për Serbinë është qëndrimi i KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë, e që sipas tyre, funksionojnë edhe për interesat dhe sigurinë e përgjithshme.Ministri për Kosovën, Goran Bogdanovic, ka thënë se ky është edhe një tentim i legalizimit të një krijese jodemokratike në Ballkan.
Sipas tij, Kosova megjithatë është ende një vrimë e zezë. Oliver Ivanovic, sekretar në ministrinë për Kosovën, ka thënë se zyra ndërkombëtare e udhëhequr nga Piter Faith, nuk ka plotësuar misionin e saj, por largohet nga frika pasi roli i tij nuk ka qenë i vlefshëm.
Top Channel