Arrestimi dhe burgosja e një ish-ministri në Ukrainë u shpall si arbitrare dhe joligjore, nga Gjykata Europian e të Drejtave të Njeriut.
Yuriy Lutsenko u arrestua në dhjetor 2010 dhe u dënua në shkurt 2012 me katër vjet heqje lirie, pasi një gjykatë ukrainase e shpalli fajtor për abuzim me detyrën dhe përvetësim të fondeve shtetërore.
Megjithatë, duke gjykuar të gjithë procesin, GJEDNJ-ja arriti në përfundimin se procesi ka pasur shkelje të rënda ligjore dhe se dënimi i Lutsenkos ishte arbitrar.
Gjithashtu, në mendimin e saj, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se disa parime thelbësore të të drejtave të njeriut ishin shkelur.
Lutsenko ishte një aleat i ngushtë i ish-kryeministres ukrainase, Yulia Tymoshenko, e burgosur në tetor 2011.
Sipas provave, Lutsenko nuk u informua për arsyen e arrestimit dhe mbajtjes së tij në burg deri në shpalljes fajtor, mbi bazën e provave jo vendimtare.
Tymoshenko dhe Lutsenko udhëhoqën në vitin 2004 të ashtuquajturin “Revolucion Portokalli”, që solli largimin e presidentit autoritar, Viktor Yanukovych nga pushteti.
Megjithatë, Janykovych fitoi në zgjedhjet e 2010, duke mposhtur ish-kryeministrin, e burgosur më pas në mënyrë kontradiktore. Burgosja e Tymoshenkos me shtatë vjet heqje lirie ka ngjallur protesta të ashpra në perëndim dhe Ukraina u bojkotua gjatë ndeshjeve të Euro 2012 nga të gjithë liderat europianë, me përjashtim të kryeministrave të Italisë e Spanjës, të pranishëm ën ndeshjen finale.
Top Channel