SHBA, lufta me zjarrin në Kolorado

03/07/2012 04:30

Zjarri më shkatërrues në historinë e shtetit amerikan Kolorado, është vënë nën kontroll për 70% të sipërfaqes së përfshirë.

Njoftimi erdhi pasi banorët kanë vizituar lagjet e tyre për vëzhguar dëmet nga afër, ku rreth 32.000 njerëz u detyruan të lënë qytetin e Colorado Springs.

Zjarret kanë përfshirë një zonë të madhe në perëndim të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët në Kolorado, thanë se 17,920 hektarë tokë dhe 346 shtëpitë janë djegur nga zjarri Ëaldo Canyon. Dy persona humbën jetën dhe flakët u përhapën javën e kaluar në kufijtë e qytetit të dytë më të madh të shtetit.

Stuhia dhe moti i vrenjtur kanë ndihmuar më shumë se 1.500 zjarrfikës për të luftuar flakët, raportojnë zyrtarët.

Mendohet se zjarri në Kolorado do të vihet nën kontroll plotësisht në datën 11 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA