Vdekja e një minatori të kromit në galeritë e minierës së Buqlizës vetëm një ditë më parë ka shkaktuar një protestë të të rinjve të FRESSH.
Protesta është drejtuar nga kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe në të kanë marrë pjesë simpatizantë të FRESSH dhe të rinj, familjarë të minatorëve të kromit të Bulqizës.
Në fjalën e saj Spiropali tha se minatori Dilaver Koçi nuk u vra nga miniera por nga dora barbare e shtetit.
“28 minatorë që kanë humbur jetën dhe ende sot nuk kemi asnjë përgjegjës. Nuk kemi si të kemi përgjegjëë, pasi kryesorët e këtij maskarallëku, korrupsioni dhe shfrytëzimi barbar, janë vetë personat që japin licensat, vetë institucionet shtetërore që funksionojë me veshë dhe sytë e mbyllur, janë vetë ata që japin me qëllim këto lincensa për përfitim personale 100-200 mijë euro për licensat e kromit dhe aferat korruptive që ndodhin këtu dhe nuk ka si të gjejnë përgjegjësit kur janë vetë ata përgjegjësit”, tha Elisa Spiropali, kryetare e FRESSH.
Pas protestës drejtuesja e FRESSH ka bërë një vizitë ngushëllimi në familjen e minatorit që humbi jetën në galeri.
Ndërkohë për ngjarjen e rëndë, policia ka shoqëruar disa persona përgjegjës të kompanisë ku po punonte minatori dhe hetimi është fokusuar në respektimin e kushteve të sigurisë në punë.
Top Channel