Meksikë, nuk pranohet rezultati i zgjedhjeve

03/07/2012 08:00

Andres Manuel Lopez Obrador, kandidati që doli i dyti në zgjedhjet presidenciale në Meksikë, refuzon të njohë humbjen duke thënë se kundërshtari i tij ka thyer rregullat.

Kur shumica e votave janë numëruar, Obrador është 6 pikë përqindje pas atij që pritet të zgjidhet president, Enrique Pena Nieto, i cili ka falenderuar ata që e kanë votuar për shansin tjetër që i kanë dhënë duke premtuar që nuk do të ketë më kthim në të shkuarën.

Pas numërimit të 96% të votave, Pena Nieto ka siguruar 38.05% të votave, ndërsa Lopez Obrador 31.7%.

Edhe në vitin 2006 kur humbi zgjedhjet, Obrador nisi një seri protestash në rrugë pas fitores së Felipe Calderon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA