Gazetarët në Kosovë duket se përfundimisht do të lirohen nga nenet e kodit penal për të cilat është vlerësuar se cënojnë lirinë e shprehjes.

Komisioni për legjislacion i Kuvendit të Kosovës miratoi propozimin  e deputetit të PDK-së Behar Selimi për rikthimin në kuvend të Kodit penal të Kosovës, pa nenet 37, 38 dhe 39.
 
As ky vendim nuk kaloi pa akuzat e opozitës në adresë të partisë së kryeministrit Thaci.
 
Pavarësisht se gjatë gjithë kohës e kishte kundërshtuar prezencën e neneve 37 38 dhe 39 në kodin penal, lëvizja Vetëvendosje abstenoi gjatë votimit për rikthimin e  kodit pa këto nene në kuvend.
 
Pas vendimit të Komisionit për Legjislacion i mbetet Kuvendit ta thotë fjalën përfundimtare në seancën e cila do të mbahet me 5 korrik.
 
Në seancën e 5 korrikut me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitet në interpelancë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqja.
 
Ndërkaq që interpelanca e kërkuar për ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me kërkesën e saj shtyhet për javën e ardhshme.
 
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA