Zyrtarët kinezë ndërprenë ndërtimin e një fabrike të prodhimit të aliazheve të bakrit në krahinën Sihuan, pas protestave të fuqishme të banorëve vendas.
Protestat kundër autoriteteve komuniste janë të rralla në vendin më të populluar në botë, por banorët pranë zonës së ndërtimit u grumbulluan në demonstrata nga frika e dëmit ekologjik dhe mjedisor që do të ndodhte në zonën e banuar.
Disa policë dhe banorë vendas u plagosën nga lëshimi i shisheve dhe kontronti fizik në qytetin e Shifangut.
Pas përplasjeve, autoritetet pranuan ditën e martë që të konsultohen me rezidentët, ndërsa pranuan mundësinë e mbajtjes së një referundim lokal, me banorët e përfshirë.
Pavarësisht censurës së ashpër shtetëore në media, që nuk ka përhapur lajmin e protestave ndaj impianteve të industrisë së rëndë, nëpërmjet rrjeteve sociale janë mësuar për mbajtjen e disa protestave të ashpra me sfond mjedisor apo me kërkesa për kushte më të mira pune, vetëm gjatë vitit 2012.
Top Channel