
Në pritje të mbërritjes së përfaqësuesve të Trojkës në Athinë, kryeministri grek, Andonis Samaras zhvilloi takime me aleatët në qeverisje.
Kryeministri Samaras u takua me kreun e PASOK-ut Evangjelos Venizellos dhe kreun e së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis.
Takimi është fokusuar në mbajtjen e një qendrimi të vetëm përballë përfaqësuesve të Trojkës (BQE, FMN dhe BE). Pala greke do të mundohet të përfitojë lehtësim të kushteve të huamarrjes që vendi të mos ketë më nevojë për masa të tjera të rrepta kursimi.
Ndërkohë, kreu i së majtës radikale, SYRIZA Aleksis Tzipras kritikoi Bashkimin Europian për standarde të dyfishta. Kreu i partisë së dytë të renditur në zgjedhjet e fundit parlamentare, e që ndodhet në opozitë, tha se Brukseli duhet të trajtojë Greqinë me të njëjtat kushte si Spanja dhe Italia e jo të bëjë diferencime.
Top Channel