
Një raport, i cili analizon zhvillimin e shoqërisë civile arrin në
konkluzionin se “organizatat civile shqiptare janë angazhuar në çështje
që përbënin shqetësim për publikun në vitin 2011, nëpërmjet shqetësimit
dhe monitorimit, por e kanë pasur të pamundur për të ndikuar me sukses
tek vendimmarrjet”.
“Edhe pse i kanë bërë thirrje partive për t’u përfshirë në dialog konstruktiv, progresi është arritur pas presionit ndërkombëtar”, thuhet në raportin e pergatitur nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësimin me mbështetjen e USAID.
Duke kaluar në skaner situatën politike gjatë vitit 2011 raporti tregon se: “Ngërçi politik dhe mungesa e dialogut midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri kanë prodhuar pasoja të tmerrshme në vitin 2011 përfshirë këtu edhe ngjarjet e 21 janarit 2011 ku Garda e Republikës vrau 4 qytetarë gjatë një demonstrate. Pretendimet për parregullsi gjatë votimeve shoqëruan edhe zgjedhjet vendore në Tiranë më 8 maj”.
“Mjedisi ligjor ku vepronjë organizatat e shoqërisë civile u përkeqësua gjatë këtij viti”, thuhet në raport ku theksohen edhe shkaqet e kësaj situate.
Vihet re se Gjykata nuk ka një regjistër elektronik të Organizatave të shoqërisë civile. Të vetmet të dhënat të besueshme për numrin e tyre vjnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Hartuesit e raportit duke iu referuar njësisë së Inteligjencës Financiare e Shqipëri, raporton për 1.651 organizata jo-fitimprurëse të regjistrimit tek organet tatimore gjatë vitit 2010.
Raporti vëren dhe presionin që është bërë ndaj disa organizatave të shoqërisë civile të cilat veprimtarinë e përqëndrojnë tek qytetaria aktive.
Top Channel