Kosova dhe bisedimet janë një nga gjërat më urgjente për presidentin
serb, Tomisllav Nikoliç. Andaj, siç ka thënë, duhet formuar qeverinë sa
më parë.

Ai duke komentuar në një emision në televizionin B92 ngjarjet e fundit politike në Serbi dhe rajon, ka theksuar se dëshiron të sjell ndryshime. Nikoliç ka zbuluar detaje nga takimet me zyrtarët ndërkombëtarë dhe kërkesat që tashmë ekzistojnë.

Ai ka thënë se ka premtuar zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën, ndërsa nëse qeveria i jep mandatin, mund të jetë edhe një nga udhëheqësit e negociatave me Kosovën.

Baronesha Catherine Ashton, shefe për Politikë të Jashtme dhe Siguri, i ka premtuar se do të angazhohet personalisht për zgjidhjen e problemit të Kosovës.Sipas tij, lufta kundër korrupsionit është më e rëndësishmja dhe do të hetohen të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, përfshirë edhe zyrtarët e qeverisë.

Top Channel