Masat anti-krizë, Finlanda e Holanda kundër

02/07/2012 23:40

Finlanda dhe Holanda kundërshtojnë masat anti-krizë të samitit të fundit të Bashkimit Europian, për të përdorur me më shumë lehtësi, fondet e shpëtimit.

Qeveria finlandeze dhe ajo holandeze janë të gatshme t’i ndalojnë ESM-së, apo fondit të përhershem të eurozonës, të blejë letra me vlerë në tregjet dytësore.  

Në deklaratën e ekzekutivit finlandez, të cituar nga agjensia e lajmeve AFP, thuhej se në të ardhmen, duhet unanimitet, sa i takon blerjeve të bondeve dhe sic duket kjo nuk është e mundur pas kundërshtimit tonë dhe Holandës.

Edhe Gjykata Kushtetuese në Gjermani, së shpejti do të shqyrtojë ankesat kundër ESM-së Mekanizmit te Stabilitetit Europian, me 500 miliarde euro, të cilat u paraqitën nga të gjithe ata, qe besojne se bien ndesh me Kushtetuten e vendit duke rëne ndesh me demokracinë gjermane.

Në një vendim të mëparshëm gjykata tha se qeveria gjermane duhet të përfshijë më shumë parlamentin sa u takon planeve të shpëtimit të Eurozonës. Kancelarja gjermane Angela Merkel të premten mori miratimin e Parlamentit për ESM-në dhe traktatin fiskal të Eurozonës.

Nën presionin e Italisë dhe Spanjës, 17 udhëheqësit e eurozonës pranuan të lehtesojne mekanizmin e bleresjes së bondeve.

ESM duhet të hynte në funksion më 1 Korrik. Një prej faktorëve të vonesës është kërkesa për një organizëm të vetëm mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë fondet e dorëzanive. Derisa ESM të vihet plotësisht në punë, atëherë EFSF do të blejë letrat me vlerë të vendeve anëtare të bllokut dhe do të rikapitalizojë bankat në vështirësi të Spanjës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA