“Numri i këmbës tregon shumë për një burrë”/ Fotot e Rubios dhe JD Vance bëhen virale. Këpucët, një zgjedhje rastësore apo…
Policia në Montreal rikuperoi një kokë të dekompozuar njeriu në një park popullor në qytet, pasi disa kalimtarë bënë zbulimin tronditës mëngjesin e së hënës.
Një burim policor konfirmoi se testimet e duhura mjekësore po kryhen për të zbuluar identitetin e kokës, por besohet se ajo mund të jetë e studentit kinez, të vrarë nga një aktor filmash porno në muajin prill.
Aktori 29-vjeçar, i vetëquajtur Luka Rocco Magnotta dhe studenti kinez, Jun Lin, kishin një lidhje romantike midis tyre, por për arsye të paqarta, ai e lidhi dhe e vrau, përpara se të hante disa pjesë të trupit e disa të tjera t’i postonte në institucione të ndryshme në Kanada.
Magnotta u arrestua më pas në Gjermani dhe u ekstradua në Kanada, ku pavarësisht videos që ai vetë kishte xhiruar dhe provave të tjera bindëse, Magnotta u deklarua i pafajshëm në seancën dëgjimore të gjyqit.
Midis pjesëve të trupit të viktimës, koka është e vetmja që mungon ende.
Top Channel