”Qeveri tranzicioni në Siri”

01/07/2012 08:55

Bisedimet mbi krizën e Sirisë përfunduan në Gjenevë me një marrëveshje ndërkombetare sipas të ciles nevojitet krijimi i një qeverie tranzicioni për t`i dhënë fund luftimeve dhe gjakderdhjes.

I dërguari i posaçem i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe, Kofi Annan sqaroi se ky ishte mesazhi i konferences: një qeveri tranzicioni me fuqi të plota ekzekutive e cila të perfshije figura të regjimit aktual dhe anëtare të opozitës.

”Jemi të vendosur të punojmë së bashku menjëherë dhe intensivisht për t’i dhënë fund dhunës dhe abuzimit të të drejtave te njeriut, për të lançuar një proces politik të drejtuar nga sirianet, për të udhëhequr një tranzicion që përmbush aspiratat legjitime të popullit të Sirise e qe i lejon atij të vendose në mënyrë të pavarur e demokratike të ardhmen e vet”.

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton edhe një herë e bëri të qartë se Bashar al-Assad nuk mund të qëndroje më në pushtet.

Por, homologu i saj rus, Sergei Lavrov nxitoi të kujtonte se nuk ka parakushte për tranzicionin e propozuar të cilat të diktojnë se kush duhet të jetë pjesë e qeverisë e së tranzicionit, e kush jo.

Rusia e bllokoi pjesën e planit të Annanit që bënte thirrje për dorëheqjen e Presidentit Sirian me qellimin t`i hapej rruga një qeverie të unitetit kombëtar.

Por, shefja e diplomacise amerikane tha pas takimit për gazetaret se Assadi duhet te largohet, përderisa i ka duart të lyera me gjak. Vetë lideri sirian deklaron se nuk do të pranoje asnjë zgjedhje të krizës që imponohet nga jashtë.

Ne konferencen e Gjenevës, Annan bëri gjithashtu thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, zbatimin e tij gjashtë pikësh të planit të paqes dhe liri levizjeje për organizatat humanitare dhe mediat ndërkombetare, të cilave nuk u është lejuar hyrja ne vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA