
Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-nënkryetari i Bashkise së Tiranës,
Eduard Shalsi akuzon kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha për një tjetër
aferë korruptive, qe lidhet me tenderin e shpallur nga Bashkia, për
blerjen dhe instalimin e sistemit te informacionit gjeografik në datën 4
korrik.
Sipas zotit Shalsi nje sistem i tille eshte blere dhe instaluar qe ne vitin 2004 ne Bashkine e Tiranes.
“Kemi të bëjmë me një abuzim të dukshëm dhe të jashtëzakonshëm. Të çudit mënyra e shpërdorimit të parave të qytetarëve të Tiranës. Një sistem i tillë është blerë dhe instaluar që në vitin 2004 në Bashkinë e Tiranës.Falë një donacioni të qeverisë holandeze me procedurat e Bankës Botërore u bë e mundur të blihej sistemi “GIS” për jo më shumë se 30 mijë dollarë, që në vitin 2008 Bashkia e Tiranës të kishte disponibël dhe të aksesueshëm nga qytetarët dhe biznesmenët e ndryshëm sistemin “GIS””, tha Shalsi.
Ne formularin e Bashkise se Tiranes percaktohet 4 korriku si data e zhvillimit te tenderit, fondi limit prej 42.5 milionë leke pa TVSH dhe se koha e perfundimit te blerjes dhe instalimit te tij funksional me te gjithe komponentet do te behet brenda 30 diteve.
“Pse duhet një sistem i tillë të blihet kur është blerë njëherë? Nëse ka nevojë për një shpjegim nga Lulzim Basha është pikërisht fakti i shifrës 42 milionë lekë të reja, rreth 400 mijë dollarë. Po ju them që nuk ka kushtuar më shumë se 30 mijë dollarë në vitin 2004. Eshtë vendosur dhe një afat 30-ditor, pra ai që do të fitojë tenderin brenda 30 ditësh është i detyruar ta bëjë sistemin operativ”, thotë Shalsi.
Sistemi “GIS” permban ortofoto deri tek hartat topografike apo rrjetet e kanalizimeve,inxhinierike, elektrike e telefonike, qe i sherben bashkise per menaxhimin e territorit te saj, nderkohe qe sipas Shalsit, Kryetari i Bashkise duhet te jape sqarim çka ndodhur me sistemin “GIS”, qe ishte instaluar me pare. Bashkia e Tiranes nuk ka dhene asnje shpjegim lidhur me tenderin qe do te zhvillohet per nje sistem, qe ishte blere me fonde te qeverise holandeze sipas procedurave te Bankes Boterore.
Top Channel