
Ftesen për pjesëmarrje në takimin e grupit të deputetëve të qendrës së
majtë të Parlamentit Europian, i zhvilluar ne Bukuresht, Partia
Socialiste e shfrytezoi per te kerkuar mbeshtetjen e ketij grupimi te
rendesishem politik qe Shqiperia te mund te marre gjate ketij viti
statusin e vendit kandidat.
Socialistet shqiptare u perfaqesuan ne kete takim nga kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla, i cili mban lidhje te forta me te majtet europiane. Gjate fjales ne takimin e Bukureshtit, zoti Ruçi beri nje prezantim te zhvillimeve politike ne Shqiperi, te ecurise se procesit per integrimin europian te vendit, duke shprehur angazhimin e Partise Socialiste ne funksion te permbushjes se kritereve per marrjen e statusit te vendit kandidat. Siç ben te ditur njoftimi zyrtar i Partise Socialiste, zoti Ruçi u kerkoi 184 deputeteve te majte te Parlamentit Europian te mbeshtesin integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe ne menyre te veçante theksoi rendesine e marrjes se statusit te vendit kandidat brenda këtij viti.
“Shkëmbyem mendime lidhur me situatën aktuale të vendit dhe në mënyrë të vecantë u nënvizua që PS do të bëjë gjithcka që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat të refuzuar tashmë dy herë radhazi. Nga ana tjetër me bashkëbiseduesit e mi gjeta një gatishmëri dhe mbështetje të kësaj perspektive europiane të vendit tonë”, tha Ruçi.
Sipas njoftimit zyrtar, presidenti i grupit socialist dhe demokrat ne Parlamentin Europian Hanes Svoboda dhe zevendespresidenti Libor Rucek, ne pergjigje te kerkeses per mbeshteje te zotit Ruçi garantuan qendrimin e se majtes europiane pro zgjerimit, duke u shprehur se Bashkimi Europian nuk mund te jete i plote pa Ballkanin Perendimor dhe Shqiperine.
Gjate takimit te Bukureshtit, delegacioni i Partise Socialiste zhvilloi nje takim edhe me kryeministrin rumun Viktor Ponte, i cili i perket ketij grupimi politik dhe ishte mikprites i mbledhjes se eurodeputeteve te qendres se majte ne Bukuresht.
Top Channel