
Përmirësohet gjendja shëndetësore e dy policëve që u lënduan në pikën
kufitare në Merdar nga grupe të serbëve. KMDLNJ ka dënuar incidentin e
shkaktuar nga ekstremistët serbë dhe e ka vlerësuar të njëanshëm
reagimin e faktorit ndërkombëtar.
Zyrtarë të kësaj qendre i thanë Radio Kosovës se për shkak të lëndimeve që kanë marrë në kokë dhe fytyrë, ata do të trajtohen edhe per disa ore dhe se shpejti do te lene ambientet e spitalit.
Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar sulmet e ekstremistëve serbë mbi policët e Kosovës. KMDLNJ po ashtu ka kritikuar dhe kërkuar përgjegjësi nga komandantët, hartues të planit për intervenim, i cili sipas këtij Këshilli nuk ka funksionuar mirë. Po sipas KMDLNJ-së, reagimi i faktorit ndërkombëtar ndaj këtyre sulmeve ka qenë i njëanshëm.
E ndryshe nga KMDLNJ, misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë një barasvlerësim të incidenteve të ndodhura. “Sulmet e raportuara ndaj policëve dhe njerëzve që udhëtonin me autobus janë të papranueshme. Jam i shqetësuar në lidhje me raportimet për përdorimin e tepruar të dhunës nga disa policë, dhe i bëjë thirrje Inspektoratit të Policisë së Kosovës që të hetojë çdo sjellje të keqe të policisë”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.
Top Channel