Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një zjarr aksidental përfshiu faqen ballore të Kalasë së Gjirokastrës përgjatë gjithë pjerrësisë së skarpateve.
Nga zjarri është djegur gjithë bimësia me shkurre dhe akacie. Në shuarjen e flakëve u angazhuan dy zjarrfikëse, forcat e policisë, banorë të zonës si dhe turistë që ishin në ato momente në kala.
Mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e kalimtarëve që mund të kenë hedhur bishta cigaresh.
Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për shuarjen e tij.
Ndërkohë, një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Xenkë të Divjakës.
Banesa ishte në pronësi të Muhamet e Ruhije Qato, dy të moshuar që jetonin vetëm.
Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar, ndërkohë që zjarri ka shkrumbuar gjithcka. E gjithë banesa është djegur në pak minuta.
Shkak i zjarrit mësohet se ka qënë një shkëndijë elektrike në sobën e korentit. Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikëse si edhe banorët e fshatit.
Top Channel