
Lëvizja Vetëvendosje, ashtu siç kishte paralajmëruar, të premten ka
dërguar në Gjykatën Kushtetuese Kodin Penal të Kosovës, i cili u miratua
para një jave në Kuvendin e Kosovës, me nenet 37, 38 dhe 39, të cilët
konsiderohen si të dëmshme për lirinë e mediave në Kosovë.
Me këtë akt vetevendosje kërkon të mësojë nga gjykata nëse nenet e miratuara janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Vetevendosje ishte forca e parë politike që denconoi përmbajtjen dhe rrezikun që mbartnin këto nene.
Të premten e kaluar, Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga për heqjen nga Kodi Penal të neneve 37 dhe 38 që kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit, në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.
Menjëherë pas këtij dështimi erdhi dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, si dhe reagimet nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Top Channel