Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe lëvizjes Vetëvendosje duket se janë lodhur nga konfliktet verbale. Ata tashmë kanë filluar edhe të përleshen fizikisht me njëri-tjetrin.
Deputeti i PDK-së Latif Gashi dhe ai i Vetëvendosjes Rexhep Selimi kanë filluar të grushtoheshin gjatë kohës që deputeti i Vetëvendosjes po jepte një intervistë dhe po fliste edhe për veprimtarinë e SHIK-ut. Dhe duke qenë se Latif Gashi ka qenë pjesë e këtij shërbimi duket se nuk ka mundur t’i durojë kritikat e Vetëvendosjes.
“Në fakt ai kërkoi që VV të mos flasë më për SHIK-un, unë i përgjigja që “a është ky një kërcënim?!” Ai vazhdoi që te linte të kuptohej që po. Atëherë unë frikën, shtanazhin, më vjen keq por unë nuk i njoh. Nuk kam përmendur asnjë vrasje vetëm kam thënë që këta gangsterë janë mësuar të provokojnë të tjerët por kësaj radhe kanë provokuar personin e gabuar. Ndoshta përgjigja nuk ka qenë adeguate për sytë tuaj, por ka qenë adeguate për personin”, tha Rexhep Selimi, deputet i PDK-së.
Por nuk ka përfunduar gjithcka me kaq. Një përleshje tjetër ka ndodhur pas pak minutash, kësaj radhe mes Bekim Haxhiut, i njohur me nofkën Kamishi, po kështu anëtar i SHIK-ut dhe deputetit të Vetëvendosjes Florin Krasniqi. Në këtë pjesë kanë ndërhyrë edhe truprojat e deputetëve në fjalë.
“Pas disa minutave kur kanë ardhur të marrin makinën time, Rexhep Selimi kishte organizuar truprojat e tij bashkë me Florin Krasniqin. Kam qenë i sulmuar nga Rexhep Selimi dhe truprojat e tij dhe me duket se është futur në konflikt Florin Krasniqi dhe Visar Ymeri. Është një hakmarrje e lëvizjes Vetëvendosje ndaj meje për disfatën politike dhe demaskimin që i kam bërë si parti e rrugës dhe rrugacëve”, tha Bekim Haxhiu, deputet i PD-së.
Zonë e konfliktit pa dyshim se ishte parlamenti i Kosovës vendi ku deputetet takohen më së shumti së bashku. Ndaj kësaj situate ka reaguar organizata jo qeveritare e cila monitoron punën e kuvendit.
Instituti Demokratik i Kosovës kërkoi nga partitë politike të cilat kanë ulëse në Kuvend që të ndikojnë në uljen e tensioneve mes grupacioneve të ndryshme formale dhe jo formale sepse kjo reflekton pasiguri tek qytetarët e vendit.
Top Channel