Berisha merr pjesë në mbledhjen e PPE-së

29/06/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë, si zakonisht, në Samitin e Partive Popullore Europiane në Bruksel, i cili mbahet para Këshillit Europian të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së.

Ndryshe nga herët e tjera, për herë të parë kryeministri Berisha nuk dha asnjë deklaratë në përfundim të samitit të partive të djathta.

Gjatë samitit europian të fundjavës nuk pritet asnjë lajm për Shqipërinë, e cila duhet të plotësojë një sërë kriteresh deri në vjeshtë. Ndërkohë që në lidhje me zgjerimin, gjatë këtij samiti do të çelen negocitatat për anëtarësim me Malin e Zi.

Top Channel