Prokuroria e humbet edhe një betejë tjetër për të ekstraduar Fatmir Kajollin drejt Italise.
Gjykata e Apelit Vlore ka refuzuar kërkesën e Prokurorise së Apelit për të ekstraduar këshilltarin e Bashkisë së Fierit ashtu sikur edhe pak ditë më parë edhe shkalla e parë kishte rrëzuar Prokurorinë.
Burime të sigurta të “Top-Channel” thanë nga Gjykata e Apelit se sërisht argumenti për refuzimin e Prokurorise për t’i dorëzuar biznesmenin Kajolli autoriteteve italiane ka lidhje me parregullsitë në letërporosinë për ekstradimin.
Kjo është hera e katërt që Prokuroria humbet në përpjekjet e saj përballe gjykates për dosjen Kajolli.
Pas arrestimit të tij të bujshëm në muajin prill ishte shkalla e parë që ndryshoi masën e arrestit, duke e lënë atë me arrest shtëpiak. Ky vendim u pohua edhe nga Apeli i Vlorës, ndërsa në këtë pikë ju la si mundësi e vetme për vleftësimin e arrestit të të shumë kërkuarit nga Italia rekursi në Gjykaten e Larte ende i pashqyrtuar.
Por, ndërkaq Prokuroria humbi edhe kërkesen e saj të katërt për ekstradimin e 47-vjeçarit, i përfshirë edhe në politikën lokale në qytetin e Fierit.
Shkalla e pare e ka refuzuar më herët organin e akuzes për çështjen e ekstradimit pasi sipas trupës gjyqësore, në letërporosi ishte vetëm një vendim i Gjykates së Romes, por mungonin vendimet e Gjykatës së Milanos.
Sipas materialeve hetimore që prokuroria ka, dyshohet se biznesmeni e njëherësh anëtari i këshillit bashkiak Fier, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombetar dhe i dënuar me 40 vite burg nga gjykatat italiane për trafik droge, e dyshuar se është transportuar nga Shqipëria në Itali përgjatë viteve 2000-2001.
Top Channel