
Disa serbe duket se kanë inskenuar një incident gjatë pasdites në periferi të Prishtinës. Sipas dëshmitarëve në vendngjare, duket se udhëtarët e një autobusi me festues të Vidovdanit i kanë thyer vetë xhamat e tyre dhe më pas kanë thirrur në ndihmë policinë se gjoja po i sulmonin shqiptarët.
Rastin e konfirmoi Policia e Kosovës. Zëdhënësi Baki Kelani tha se policia ka marrë një informatë përmes linjës telefonike se në rrugën nga Prishtina në drejtim të Veternikut, te semaforët, disa autobusë janë gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Sipas policisë, të njëjtit kanë informuar po ashtu përmes linjës telefonike se kanë vazhduar rrugën për në Llapnasellë ku edhe kanë kërkuar trajtim mjekësor në ambulancën e Llapnasellës. Policia thotë se kanë dalë në vendin e ngjarjes për verifikim të informacionit dhe për veprime të mëtejshme policore.
Top Channel