Numri i të shoqëruarve ka shkuar në dhjetë persona, ne lidhje me vrasjen
e kryer të mërkuren në mbrëmje të 33-vjeçarit Bledar Balliu, të cilët e
kanë parë autorin e krimit të vrapojë dhe të fshihet në mes të
pallateve në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë, në afërsi të gjimnazit
“Petro Nini”.
Pas marrjes se dhjete deshmive te para, policia mendon se eshte afruar identikitit te autorit, por nuk jep detaje te hollesishme per te, per te ruajtur sekretin hetimor. Gjithsesi burimet zyrtare njoftojne se, e vetmja piste eshte ajo e hakmarrjes, pasi viktima ka qene autori i dyshuar per nje vrasje gjate vitit te kaluar.
Grupi i eksperteve hetimore gjeti ne vendin e ngjarjes shtate gezhoja pistolete te nje kalibri te madh, predhat e te cilave kane perfunduar te gjitha ne trupin e viktimes. Ekzekutimi mendohet te jete profesionist, per shkak edhe te mos gabimit ne shenjester te asnje prej plumbave me te cilet eshte kryer qitja. Policia ka vene ne vezhgim te gjithe te afermit e viktimes se para nje viti, shtetasit Aleksander Koliçi.
Balliu nje ish-pjesetar i nje grupi qe trafikonte lende narkotike kishte patur kontradita per shkak te deshmive ne proces, me Koliçin, viktima e vitit te shkuar. Balliu kreu vetem 40 dite burg, si mase arresti per kete krim te dyshuar si autor, por Policia e Tiranes, nuk arriti dot te prodhoje elemente te tjere dyshues per perfshirjen e tij ne kete veper, duke e lene te lire te dale nga burgu.
Ekzekutimi i tij vjen fill pas nje viti qe kur ka ndodhur vrasja e vitit te shkuar, per te cilin edhe pse i perfshire edhe ne rrjet droge nga me te fuqishmit ne vend ne dhjete vitet e fundit, policia e lidh vetem me rastin e ekzekutimit tye ish-anetarit te bandes ne çeshtjen e njohur si Poter Al.
Top Channel