Liderët e partive politike në Kosovë në asnjë mënyrë nuk po mund të dakordohen për një takim të përbashkët i cili do t’i jepte udhë ndryshimit të madh në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Fati i zonave zgjedhore, pragut zgjedhor apo listave zgjedhore duket se kane mbetur peng i takimit të liderëve. Sidoqoftë komisioni parlamentar për reformën zgjedhore u dakordua këtë të martë për rregullimin e bazës ligjore sa i përket regjistrimit të subjekteve politike konform kushtetutes së kosovës. Kjo bëhet për t’i eleminuar subjektetet serbe, disa prej të cilave i referohen Kosovës me emrin Kosova dhe Metohija.
I pyetur për partinë Ardhmëria Kombëtare Shqiptare e cila për shkak të shkurtesës AKSH nuk mundi të regjistrohet në Komisionin Qëndror Zgjedhor, anëtari i komisionit nga PDK-ja Halit Krasniqi tha se megjithatë një emërtim i tillë nuk është në kundërshtim me Kushtetuten e Kosovës. Por se a do te pengoje ligji regjistrimin e partive te cilat ne programin e tyre kane te perfshire bashkimin kombëtar, Krasniqi jep këtë përgjigje.
“Kjo nuk mund të jetë e ndaluar. Ne si subjekt jemi kujdesur që për këto parti të ulet pragu zgjedhor që këto programe të hyjnë në paralment”, tha Halit Krasniqi, anëtar nga PDK-ja, komisioni për reformën zgjedhore.
Krasniqi mohoi se takimi i kryetarëve të partive politike nuk po mbahet si pasojë e mungesës së kryeministrit Thaci. Ai madje fajësoi komisionin se nuk po përpiqet ti harmonizojë axhendat e liderëve partiak duke tentuar tja diktojë kryeministrit Thaci axhenden në kryeministri. Ndërkaq që bëri të ditur se Thaci ka kohë të vijë në takimin e reformës zgjedhore këtë të premte.
Por kjo duket se do të jetë e pamundur sepse sipas kryetarit të komisionit parlamentar Haki Demolli, i cili është nga radhët e LDK-së, mbajtjen e këtij takimi nuk e përcakton vetëm axhenda e kryeministrit por edhe e liderëve të tjerë.
Top Channel