Kosovë, Gjykata kundër Vetëvendosjes
27/06/2012 00:00
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje për anti-kushtetutshmëri të ligjit për ndarjen administrative në fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizërenit.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se dy ligjet janë në përputhje me nenet e Kushtetutës së Kosovës.
Ligjet u kaluan më 20 prill në Kuvendin e Kosovës me kundërshtimin e fortë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që i cilëson ligjet si anti-kushtetuese.
Për kundërshtimin e ligjeve, disa aktivistë të Vetëvendosjes ndërmorën një fushatë në Prizren dhe Hoçë të Madhe duke shpalosur flamurin kombëtar, ndërsa ligjet i quan si akte “tradhëtie”.
Top Channel