
Persona të panjohur dogjën zyrat e kompanisë amerikane Microsoft, në
kryeqytetin Athinë. Sipas policisë,një grup prej disa personash të
panjohur, për të cilët policia beson se janë anëtarë të organizatave
ekstremiste të majta, munden të neutralizojnë rojen e godinës që ndodhet
në rrugën Kifisias, në lagjen Marusi.
Policia tha se te panjohurit ishin te armatosur me pistoleta dhe ishin shume te dhunshem dhe kercenues me rojen e godines. Ne vazhdim,ekstremistet hyne ne godine dhe pasi derdhen disa bidone benzine dhe vendosen bombola gazi, u vune atyre flaken.
“Rreth ores 04 te mengjesit, nje grup per tre personash hyjne me dhune ne godinen e kompanise. Thyen porten dhe kercenuan me arme rojen. Ne vazhdim i vune flaken furgonit dhe katit perdheses te godines. Padyshim qe godina pesoi deme te medha, por e rendesishme eshte qe nuk kemi deme ne njerez”, tha Lia Komnimu, pergjegjese e marredhenieve me publikun e Microsoft në Greqi.
Ne godine zakonisht punojne 120 persona, qe per fat ne ate moment asnjeri prej tyre nuk ndodhej brenda saj.Policia qe mberriti menjehere ne vendngjarje,tha se nuk mundi te kape asnje prej te dyshuarve. Agjentet besojne se gjate periudhes ne vazhdim, pritet te rriten ndjeshem sulmet e grupeve ekstremiste qe operojne ne vend,pasi keto grupime akuzojne perendimin per situate tragjike qe ndodhet Greqia.Deri ne kete moment,kompania amerikane Microsoft nuk ka bere ndonje deklarate lidhur me ngjarjen.
Top Channel