Presidenti aktual i Shqipërisë, Bamir Topi do të qëndrojë në Kosovë gjatë kësaj jave.
Zoti Topi pritet t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë e cila do të mblidhet enkas vetëm për këtë çështje.
Lajmin e ka bërë të ditur kryekuvendari i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se séanca do të mbahet të premten, më 29 qershor.
“Të premten kemi një seancë në të cilën do t’i drejtohet Kuvendit Presidenti në ikje siç thuhet i Shqipërisë z. Bamir Topi. Koha e mbajtjes së seancës do të caktohet me vonë”, deklaroi Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, një ditë më herët, të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të rregullt, ku pritet që të miratohet në shqyrtim të parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim, dhe disa pika tjera.
Top Channel