Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg doli me përfundimin se Mali i Zi mund të nisë bisedimet e anëtarësimit si një vend me të drejta të plota në Union.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm adoptoi opinionin e Komisionit sipas të cilit, Mali i Zi kishte plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga Brukseli si një vend kandidat për në BE dhe më pas caktoi 29 qershorin si datën kur mund të nisin këto bisedime.

Por Këshilli kërkon më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dy fenomenet të cilat zyrtarët europianë ia kanë përsëritur shpesh Podgoricës.

Gjermania dhe Belgjika ishin dy vendet të cilat kërkuan me ngul nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Malit të Zi, ndërkohë që Suedia kërkoi garanci nga vendi ballkanas në respektimin e të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit.

Më 29 qershor do të nisin bisedimet me kapitullin e parë që ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA