Lushnjë, gjendet trupi i pajetë i 2-vjeçares

26/06/2012 23:40

Polumbarët e repartit RENEA gjetën trupin e pajetë të një foshnjë 2 vjeç
në ujërat e një kanali ujitës në fshatin Kolonjë të Lushnjë. Foshnja dy
ditë më parë humbi pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në këtë
fshat.

Automjeti me te cilin udhetonin prinderit e saj humbi drejtimin dhe perfundoi ne ujërat e kanalit, tre persona dolen me demtime te lehta dhe ne gjendje te dehur nga automjeti. Nena e vajzes ne spitalin ndersa po kurohej beri te ditur se ne automjet ishte edhe nje vajze e mitur vetem 2 vjec qe nuk po gjendej.

Policia dhe banoret e zones nisen kerkimet pergjate gjithe zones. Te marten, ne ndihme te tyre shkuan edhe polumbaret e RENEA te cilet kerkuan ne shtratin e kanalit per vogelushen. Vetem të mërkurën në mëngjes ata gjeten 6 kilometra larg vendit te ngjarjes trupin e pajete te femijes. Nderkohe policia nje dite me pare arrestoi ne flagrance drejtuesin e mjetit te aksidentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA