Qeveria e Kosovës ndodhet nën trysninë e gazetarëve dhe ndërkombëtarëve përsa i përket Kodit Penal, të kaluar në Kuvend “gabimisht” e që i kushtoi dorëheqjen nga posti i zv/kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit.
Kodi Penal hyn në fuqi më 1 janar të 2013-ës dhe për ta ndalur këtë, gazetarët kosovarë synojnë përmes Avokatit të Popullit që të cojnë në Gjykatën Kushtetuese nenet 37, 38 dhe 39, nene që sipas kreu të shoqatës së gazetarëve profesionistë, Arben Ahmeti bien në kundërshtim me lirinë e fjalës të garantuar nga ligji themeltar.
Ndryshim apo heqja e këtyre ligjeve ka përcarë klasën politike. Opozita kërkon heqjen tërësore të të 3 neneve, ndërsa deputetët e PDK-së shprehen për një riformulim të tyre.
Pas miratimit, ligji iu dorëzua Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga për dekretim. Por Presidentja vendosi rikthimin sërish në parlament për rishikim të 3 neneve. Kërkesa e zonjës Jahjaga nuk u miratoi pasi mori vetëm 59 vota në favor.
Top Channel