Ministri i Financave i Greqisë, Vassilis Rapanos, paraqiti dorëheqjen e tij ditën e hënë, duke cituar arsye shëndetësore.
Një deklaratë nga kryeministria informoi në mbrëmje se kryeministri Antonis Samaras, i cili gjithashtu po rikuperohet pas një operacioni në sy ka pranuar dorëheqjen.
Rapanos u shtrua në spital ditën e premte, duke vuajtur nga të vjella akute dhe marrje mendsh. Problemet e tij konkrete shëndetësore nuk janë të njohura.
Posti i “kryefinancierit” shihet si kyç në qeverinë e sapoformuar greke, që përballet që në javën e saj të parë me probleme të shumta.
Me kryeministrin që është duke u rikuperuar dhe pa një ministër Financash aktualisht, mbetet e paqartë se kush do të përfaqësojë Greqinë në samitin e ardhshëm të Brukselit, ku do të diskutohet në lidhje me kërkesën greke për të zbutur kushtet e kredisë aktuale.
Top Channel